Antarësia e përjashtoi, Salianji tregon “muskujt” dhe nis fushatën nga Korça

Shqipëria

Antarësia e përjashtoi, Salianji tregon “muskujt” dhe nis fushatën nga Korça

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:42
Ervin Salianji

Pasi antarësia e përjashtoi, Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka treguar muskujt nga Korça, ku ka zhvilluar sot një takim në një sallë plot me mbështetës.

“Mirenjohja eshte kollone e ndertimit dhe se bashku kemi ndertuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese qê asgjë se prek dot”- është shprehur Salianji.

Më tej, ish-deputeti ka deklaruar se “Së bashku kemi përballuar shumë veshtiresi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te veshtira per ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhene dhe do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavaresisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por sia kane dale e sdo ia dalin. Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me veshtiresitë se bashku kemi menduar pergjegjesine e gjithe shqiptareve prandaj nuk terhiqemi e nuk do tërhiqemi!”

“Ne kemi zgjedhur luften e perplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerre qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllekut ne siperfaqe, është vetem ceshtje kohe sa te thahen e treten dhe te ikin me gjithe peshtiresine qe kane krijuar #25 Prill ne do te sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike”, ka përfunduar ish-deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat