Korçë/ 7 mësues infektohen me COVID-19, Drejtoria Arsimore vendos mbylljen e shkollës

Shqipëria

Korçë/ 7 mësues infektohen me COVID-19, Drejtoria Arsimore vendos mbylljen e shkollës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Dalin pozitivë me Covid 19 shtatë mësues të shkollës “Sotir Gurra” në Korçë.

Balkanweb shkruan se konfirmimi vjen nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit ndërsa shtojnë se nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë.

Ditën e sotme të gjithë mësuesve, kontakteve të afërta të kësaj shkolle u janë marrë tamponat ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë, ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat