Spahiu i del në krah Topallit: Kur Basha shpenzonte lekët e Soros, Jozefina sulmohej nga kallashnikovët e Metës

Shqipëria

Spahiu i del në krah Topallit: Kur Basha shpenzonte lekët e Soros, Jozefina sulmohej nga kallashnikovët e Metës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:12
Kreshnik Spahiu

Të shumta ishin reagimet pas lajmit se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehej në politikë duke kandiduar me një parti të re të krijuar nga ajo vetë.

Nuk munguan as komentet e demokratëve, të cilët e quajtën Topallin tradhëtare për krijimin e partisë së re, ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë themeluesi i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik spahiu.

Ai thotë se nuk ka aspak simpati për topallin, por kur ajo sulmohej me kallashnikovë nga Meta, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte anëtar i PD, ndërkohë që sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Topallin si tradhëtare.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Unë për Jozefina Topallin s’kam aspak simpati. ZERO… por kur ajo sulmohej nga kallashnikovë.t e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroinë!

Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet!

Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat