Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ refuzon kërkesën e Metës për opinion urgjent: Seanca e parë në dhjetor

Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ refuzon kërkesën e Metës për opinion urgjent: Seanca e parë në dhjetor

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:40
Presidenti i Komisionit i Venecias

Presidenti i Komisionit i Venecias i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta për kërkesën e bërë nga ky i fundit për një mendim për procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodi Zgjedhor.

Në përgjigjen thuhet se kjo çështje do të shqyrtohet në seancën e parë të mundshme në dhjetor.

Letra:

I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”. Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat