Zëdhënësja e PD-së i përvishet Veliajt: Tirana do të kujtojë për kullat, betonin dhe mafien e plehrave

Shqipëria

Zëdhënësja e PD-së i përvishet Veliajt: Tirana do të kujtojë për kullat, betonin dhe mafien e plehrave

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:45
Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas komentit të kryebashkiakut të Tiranës pas njoftimit të nisjes së punimeve të shkolla “Sami Frashëri”, se “ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti”.

Përmes një postimi në facebook, Zhupa teksa bën bilancin e ndërtimit të shkollave dhe çerdheve gjatë kohës së Bashës si kryebashkiak, thotë se nëse Rama nuk do kishte bllokuar buxhetin sot do të kishte edhe ngrohje në shkolla.

E ndërsa Veliaj sipas saj do të kujtohet vetëm për ndërtimin e kullave, betonizimin dhe lidhjen me mafien e plehrave.

Postimi i plotë:

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4 kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat.

Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat