Basha: Presion ndaj personave kyç në aferën e inceneratorëve

Shqipëria

Basha: Presion ndaj personave kyç në aferën e inceneratorëve

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:36
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi kërcënimin e dëshmitarëve, të atij që ai e konsideron mafia e inceneratorëve.

Në konferencën e përditshme me gazetarët, Basha paralajmëroi Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, se nëse ndonjë nga të pandehurit do të largohet, përgjegjësia do bie mbi të.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja,” – u shpreh Basha.  

Teksa në mënyrë të vazhdueshme i bën thirrje qeverisë për të vënë në zbatim planin e demokratëve për rimëkëmbjen ekonomike, kryedemokrati deklaroi se shqiptarët sot paguajnë dy herë më shumë për kontratën e rrugës së Arbrit.

“Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku nunër 1 është kryeministri i vendit. Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit Pavarësisht se i mbeten edhe disa muaj, kjo  neglizhencë është krim ndaj qytetarëve,” – tha ai.

Basha këmbnguli se numri  i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 ne vendin tonë, është shumë më i larte nga sa raportohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat