Presidenti Meta publikon letrën që i ka dërguar Ramës, Ruçit dhe Manastirliut, ja çfarë iu kërkon

Shqipëria

Presidenti Meta publikon letrën që i ka dërguar Ramës, Ruçit dhe Manastirliut, ja çfarë iu kërkon

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:27
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, me një letër zyrtare, ku thuhet se “situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”.

Duke iu referuar shifrave zyrtare rreth numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, kreu i shtetit thekson se “duhet bërë një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Duke rreshtuar disa pyetje, për numrin e testimeve, stafin mjekësor, masat për rimbursimin e shpenzimeve për mjekim apo kontroll të pacientëve, trajtimin e sëmundjes, Meta thekson ndër të tjera: “Elementët themelorë të përcaktuara qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre”.

Postimi i plotë

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat