‘Ja kur do të jetë gati vaksina, do mbulohet 30 % e popullatës’/ Profesor Kakarriqi: Tani ajo që kemi në dorë është…

Shqipëria

‘Ja kur do të jetë gati vaksina, do mbulohet 30 % e popullatës’/ Profesor Kakarriqi: Tani ajo që kemi në dorë është…

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:42
Eduart Kakarriqi

Profesor Eduart Kakarriqi, nga Komiteti i Vaksinimit ka dhënë detaje lidhur me atë çfarë po ndodh me vaksinën antiCOVID dhe a do ta sigurojë Shqipëria. Nëpërmjet një videomesazhi, publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kakarriqi ka edhe një këshillë për qytetarët, për “vaksinën” që të gjithë e kanë në dorë. Profesori thotë se Shqipëria ka marrë masat për të siguruar vaksinën anti-covid për si fillim për 30% të popullatës për grupet e riskuara.

“Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti Covax. Ku marrin pjesë shumë vende dhe vendi ynë është një ndër to. Pra ne jemi gati për sa të dalin vaksinat anti-covid, vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës për një sasie prej 30 % të popullatës së vendit tonë. Duke pasur parasysh që në fokus janë në rradhë të parë dhe mbi të gjitha mosha e tretë, grupet e popullatës në risk dhe mosha pediatrike”, thotë në mesazhin e tij Prof. Kakariqi.

Prof. Kakariqi shprehet gjithashtu se deri sa të dalë vaksina anti-covid, kemi një “vaksinë tjetër që duhet të përdorim siç jane respektimi i rregullave dhe mbajta e maskës.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi një vaksinë në thonjëza tjetër në dorë. Që nuk janë gjë tjetër veçse masat përkatëse, preventive për mbrojtjen kundrejt virusit. Një ndër këto masa, krahas distancimit social, krahas higjienizimit dmth larjes së duarve et etj, është problem i mbajtes së maskës. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së saj të përditshme jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por edhe jashtë”, apelon Prof. Kakariqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat