Patozi i përgjigjet Bashës: Luftë doni, luftë do keni!

Shqipëria

Patozi i përgjigjet Bashës: Luftë doni, luftë do keni!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:34
Astrit Patozi

Ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi reagoi ndaj deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha i cili i quajti partitë e vogla si forca të krijuara nga Edi Rama.

Sot si drejtues i Partisë Bindja Demokratike Patozi i dërgon një mesazh Lulzim Bashës:

ME KRAHË TË LEHTA, LUL nis postimi i tij i shoqëruar me ballinën e gazetës rilindja demokratike ku mbi foton e tij dhe të kryetarëve të partive të tjera të vogla është vënë diçitura kukullat e Ramës.

Më tej në disa pika Patozi shtjellon reagimin e tij duke thënë se PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë, shkruan Patozi.

Edhe LSI nuk mbetet pas sipas tij, “Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër.Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj”.

“Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë!Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin”, përfundon postimi i Patozit, një ndër ish zyrtarët më të lartë në PD, drejtues i partisë Bindja që prej prillit të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat