Profesor Kakarriqi: Do marrim vaksina për 30% të popullsisë për këto grupe

Shqipëria

Profesor Kakarriqi: Do marrim vaksina për 30% të popullsisë për këto grupe

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:44
Profesor Eduart Kakarriqi

Profesor Eduart Kakarriqi ka deklaruar se sapo vaksina të jetë gati, Shqipëria do të marrë një sasi për të vaksinuar 30% të popullsisë, fillimisht atë grup të popullatës që është më në rrezik prej koronavirusit.

“Ka tre katër firma të ndryshme industriale që pretendojnë dhe thonë se jemi thuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrin vaksinën në treg. Mendohet që pjesa më e madhe e mendimeve është se vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Neve si vend kemi marrë masa. Kemi nënshkruar marrëveshje me Covax.

Ne jemi gati që sa të dalë vaksina vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të një sasie rreth 30% të popullatës së vendit tonë duke pasur parasysh që në fokus janë mosha e tretë, grupet me risk dhe moshat pediatrike. Ne kemi një vaksinë në thonjëza në dorë që nuk janë gjë tjetër përveç masave. Një ndër këto masa krahas distancimit dhe higjienës është mbajtja e maskës. Maska duhet të bëhet zakon të mbahet jo vetëm në vendet e mbyllura por edhe jashtë”, thotë Kakarriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat