Mbyllet shkolla në Kavajë/ Gjysma e mësuesve me Covid-19, Fëmijët: Mësimi vazhdon online

Shqipëria

Mbyllet shkolla në Kavajë/ Gjysma e mësuesve me Covid-19, Fëmijët: Mësimi vazhdon online

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:01
Shkolla e fshatit Blerimaj në Kavajë

Shkolla e fshatit Blerimaj në Kavajë ka mbyllur dyert e saj prej një jave dhe tashmë mësimi po zhvillohet online.

Shkak është bërë fakti se gati gjysma e mësuesve të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

4 mësuesit e infektuar janë karantinuar dhe mësuesit e shkollës ku mësojnë rreth 50 nxënës do të vazhdojë mësimin në internet për një periudhë të pacaktuar kohore.

Fëmijët e kësaj shkolle thonë se mësuesit nuk janë banorë të kësaj zone, ndërsa shprehen se pavarësisht se po përpiqen të mësohen presin me padurim të rinisin mësimin në bankat e shkollës.

“Është mbyllur shkolla, kanë dalë mësuesit me koronavirus.

E bëjmë mësimin online. Në shkollë është më mirë. Në Shkollë janë 50 nxënës. Kemi një javë që nuk shkojmë në shkollë. 9 Mësues ka shkolla”, shprehen disa nga nxënësit e shkollës Marinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat