Historitë më njerëzore nuk bërtasin, ato heshtin...

Shqipëria

Historitë më njerëzore nuk bërtasin, ato heshtin...

Nga: Rexhep Shahu Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:22
Ismet Danaj, dr. Ylber Vata, Rexhep Shahu

Me 27 tetor 2019 u ndodha dëshmitar i një historie prekëse. Shkova t'i dhuroja dr. Ylberit librin tim Bisede e perfytyruar me Havzi Nelen.

Dhe aty erdhi nje mik i rendesishem nga Krusha e Madhe. Edhe pas 20 vjetësh Ismet Dana i Krushes se Madhe vjen të takojë kirurgun Ylber Vata në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë ku punon kirurg doktor Ylberi.

Para 20 vitesh doktor Ylberi operoi në spitalin e Kukesit Ismetin dhe gruan e tij të cilët ishin të debuar prej Kosove. Ismeti ishte i copëtuar atë kohë nga copat e bombave serbe dhe mbërrin në spitalin e Kukesit me toraks të hapur. 6 javë i shtruar në spitalin e Kukesit të doktor Ylberi dhe u sherua.

Sot vjen nga Krusha e madhe deri në Tiranë vetë. Ismeti vazhdon të jetë mirënjohës dhe nuk mundet me harrue ato kohë të vështira në Kukës.

Doktor Ylberi që ka operuar qindra njerëz ato kohë të rënda dëbimi, ndjehet i prekur nga kjo mirenjohje. Kjo është nje pjesë e historisë tonë, ky është vetëm një fragment nga libri im në proces Lufta ime per Kosoven. Historitë me njerzore nuk bërtasin, ato heshtin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat