E trishtë, motër e vëlla humbin jetën nga Covid brenda pak orësh

Shqipëria

E trishtë, motër e vëlla humbin jetën nga Covid brenda pak orësh

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Motër e vëlla kanë humbur jetën nga koronavirusi ditën e sotme brenda pak orësh. 

Gazetari Agim Blloshmi raporton se si pasojë e Covid-19 ka ndërruar jetë mësuesja Irena Bajlozi.

Ndërkohë pak më vonë ka humbur jetën nga virusi edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.

Mësohet se të dy kanë qenë të shtruar në spital, por fatkeqësisht kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat