Bllokimi në galeri, banori flet nga miniera në Dibër: Po presim grupet e shpëtimit

Shqipëria

Bllokimi në galeri, banori flet nga miniera në Dibër: Po presim grupet e shpëtimit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 00:11
Foto

Në minierën e Balgjajt në Dibër dyshohet se janë të bllokuar nga shembja e masivit ose nga një shpërthim gazi një inxhinier dhe dy punëtorë. Bëhet fjalë për inxhinierin Ismail Hoxha dhe dy punëtorë.

Kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj tha për Abcnews.al se nga informacionet e para që ka nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një shembje të një masivi brenda në minierë.

Ndërkohë që një banor i fshatit në Balgjaj, ku  ndodhet miniera, nga vendi i ngjarjes i tha Abcnews.al se policia ka mbërritur, por nuk mund të ndërhyjnë në minierë, pasi janë në pritje të grupit të avari shpëtimit në miniera, që të vijë nga Tirana.

Kjo pasi në minierë nuk mund të futesh pa ardhur specialistët, pasi mund të përbëjë rrezik nga gazi. Kryeplaku i fshatit i tha Abcnews.al se në minierë punojnë mbi 20 punëtorë, ndërsa inxhinieri Ismail Hoxha është nga Peshkopia.

Abc News solli pamjet nga dhoma e zhveshjes së minatorëve, ku kolegët gjetën rrobat dhe telefonat e inxhinierit e dy punëtorëve, por jo ata, pasi dyshohet se janë bllokuar brenda në galeri.

Nga Peshkopia miniera ndodhet rreth 3 orë, ndërsa të vetmet makina me të cilat mund të arrish në vendin e ngjarjes janë të transportit të kromit ose druve, pasi terreni është shumë i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat