Rudina Hajdari në Ballsh tek naftëtarët: Do shkoj në parlament të ngre problemin tuaj!

Shqipëria

Rudina Hajdari në Ballsh tek naftëtarët: Do shkoj në parlament të ngre problemin tuaj!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:53
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka shkuar sot në Uzinën e Ballshit për të takuar naftëtarët, ku gratë atje tashmë janë në ditën e 15 të grevës.

Në takimin që pati me ta ajo tha se do i ngrejë shqetësimet e tyre në seancën e sotme të Kuvendit.

“Është hera e dytë që vij në protestën dhe grevën e urisë së naftëtarëve. Kjo është një greve e paralajmëruar.Shkaktari kryesor është qeverisja e keqe. Unë jam zëri juaj në parlament.

Nga takimi me ju do të shkoj në foltoren e parlamentit për të ngritur problemin tuaj”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat