“Punimet e rindërtimit me hapin e breshkës”/ Ahmetaj-Valterit: Projekti i rindërtimit unik, 21894 përfitues janë paguar

Shqipëria

“Punimet e rindërtimit me hapin e breshkës”/ Ahmetaj-Valterit: Projekti i rindërtimit unik, 21894 përfitues janë paguar

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:09
Arben Ahmetaj

Deputeti Halit Valteri në fjalën e tij në parlament i ka kërkuar llogari ministrit Arben Ahmetaj lidhur me situatën e rindërtimit dhe se si janë menaxhuar fondet.

“Një vit më parë si sot Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar. Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.

Ndërsa ministri Arben Ahmetaj shtoi se janë paguar 21894 përfitues e shumë të tjerë janë në proces.

“Projekti i rindërtimit është unik. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë që sekondën e parë. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshmëri dhe vëmendje maksimale. Kush iu përgjigj shqiptarëve në ditën më të vështirë të 26 nësntor? Është kjo mazhorancë nuk iu përjashtoj as juve sepse minoranca na mbështeti duhet votuar projektligji. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki.

21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim. Sot hapet Sami Frashëri”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat