Dy minatorët dhe inxhinieri gjetën vdekjen në minierë, reagon Xhaçka

Shqipëria

Dy minatorët dhe inxhinieri gjetën vdekjen në minierë, reagon Xhaçka

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:22
Olta Xhaçka

Dita e sotme nisi me një lajm shumë të dhimbshëm për humbjen e jetës së dy minatorëve dhe një inxhinieri në minierën e Selishtës.

Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila me një mesazh ngushëllimi ka shprehur dhimbjen për familjet e të ndjerëve.

“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha”, shkruan Xhaçka mes të tjerash.

Shkaku paraprak i ngjarjes së rëndë dyshohet të ketë qenë asfiksia nga gazi.

Postimi i Olta Xhaçka

Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre

Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat