Komiteti i Ekspertëve propozon masa shtesë për pandeminë

Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve propozon masa shtesë për pandeminë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:55
Mira Rakacolli

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur unanimisht të propozojë që universitet të zhvillojmë vetëm mësim online për të paktën një muaj, ndërsa po vlerësohet mbylljen e bareve dhe kafeneve në zonën e ish-bllokut pasi konsiderohen si vatër infeksioni.

Deklarata është bërë nga zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Ajo paralajmëroi se nëse nuk tregohet disiplinë do të ketë mbyllje të mëtejshme ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë dhe të ruajnë distnacimin fizik.

Hapja e universiteteve ishte parashikuar të bëhej duke nisur nga java e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat