“Kuvendi i dha udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor”, Balla: Mirëpresim çdo lloj opinioni të Komisionit të Venecias

Shqipëria

“Kuvendi i dha udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor”, Balla: Mirëpresim çdo lloj opinioni të Komisionit të Venecias

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:01
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat në lidhje me rivotimin e ndryshimeve të Kodit të ri Zgjedhor, ka thënë se Kuvendi i ka dhënë drejtim kësaj çështje sot.

Balla ka vijuar duke thënë se tashmë shqiptarët do të votojnë edhe për kandidatin për deputet në secilën nga listat, teksa shton se mazhoranca e mirëpret edhe tani opinionin e Komisionit të Venecias.

Balla: Kuvendi sot i ka dhënë udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, tani Shqipëria ka një Kushtetutë që i ka dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që në zgjedhje do të votohet jo vetëm për subjektin elektoral, por edhe për kandidatin në secilën prej listave. Unë mendoj se Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme për të mos ta future vendin në një spirale apo në një situatë kaosi ligjor, sepse mungesa e traspozimit të ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor do të krijonte një situatë të paqartë juridike për 25 prillin.

Shpreh vleresimin që ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi  pritur dhe mirëpresim çdolloj opinion që vjen nga Venecia. Të njëjtën gjë do të bjmë edhe pse e ktheu përgjigjen. Nuk ishte ky rasti për një opinion urgjent, por në një sesion të radhës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat