Nuk ndalen gjobat për maskat, për 24 orë ndëshkohen 717 qytetarë

Shqipëria

Nuk ndalen gjobat për maskat, për 24 orë ndëshkohen 717 qytetarë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:05
Nuk ndalen gjobat për maskat, për 24 orë ndëshkohen 717 qytetarë

Vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Policia bën me dije se janë ndëshkuar me gjobë 717 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

“Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.  Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.” – njofton policia.

Ndërkohë pak minuta më parë, kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije masat e reja që do të aplikohen për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat