Keta: Votimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor i rrezikshëm, u bë nul gjithë dakordësia me forcën e kartonit

Shqipëria

Keta: Votimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor i rrezikshëm, u bë nul gjithë dakordësia me forcën e kartonit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:46
Reald Keta

Në një intervistë për RTV Ora, eksperti për çështjet ligjore dhe institucione të konsoliduara, Reald Keta u shpreh se dakordësia politike, elementin e listave nuk e arriti, duke bërë nul kështu gjithë sakrificën e bërë më parë.

Ai tha se votimi i kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme është i rrezikshëm me këtë situatë, vetëm pak muaj para zgjedhjeve pa dakordësi dhe institucione, si dhe ma pa një opozitë zyrtare në parlament.

Keta: Dakordësia politike, elementin e listave nuk e arriti, duke bërë nul kështu gjithë sakrificën e bërë më parë. Edhe premisën e dakordësisë, u bë nul. Procesi i këshillit politik, kishte mungesë garancish, pasi nuk kishte ndërmjetës. Nuk u vendos qysh në fillim Komisioni i Venecias. Ky produkt i fundit, vjen pas një humbje të madhe me institucionet dhe pas një mosdakordësi politike, shto këtu edhe mungesë e Gjykatës Kushtetuese.

Ky aksion është e rrezikshëm me këto situata, vetëm pak muaj para zgjedhjeve pa dakordësi dhe institucione, si dhe ma pa një opozitë zyrtare në parlament. Palët kanë në tavolinë, pa filluar procesi, delegjitimimin e procesit, edhe pse u punua për gati dy vite. Kjo edhe në një situatë kur kemi një qeverisje vendore tërësisht të një kahu politik. Kemi edhe dy proces që është votimi i diasporës dhe teknologjia në votime. Kemi po ashtu edhe situatën me pandeminë që e rëndon situatën.

Keta shtoi se një reformë e tillë me dakordësinë e vetëm njërës palë është një precedent i rrezikshëm, kur gjërat do të forcohen nga presionin i kartonëve.

Keta: Komisioni Venecias nuk e zëvendëson dot Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk jemi në protektorat. Venecias kërkon që palët të kishin dakordësi, por palët nuk kërkuan një garantor, një palë të tretë për dakordësinë. Në këtë moment pa funksionim institucionesh, pa parlament legjitim, nuk i duhet vënë flaka procesit. Kjo nuk është hera e parë që merren vendime të tilla me mohimin e palës tjetër. Një reformë e tillë me dakordësinë e vetëm njërës palë është një precedent i rrezikshëm, kur gjërat do të forcohen nga presionin i kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat