” Ruajtja e hebrenjve, çështje nderi kombëtar”, Balla rishpërndan mesazhin e Pompeos

Shqipëria

” Ruajtja e hebrenjve, çështje nderi kombëtar”, Balla rishpërndan mesazhin e Pompeos

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:55
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka rishpërndarë qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për mesazhet e tij në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit.

Në statusin e tij në ‘twitter’, Balla e ka falenduar sekretarin amerikan të shtetit , Pompeo dhe është shprehur ruajtja e hebrenjve nga nazistët ishte një çështje nderi kombëtar.

“Faleminderit Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për mesazhin tuaj në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit. Ruajtja e hebrenjve nga tmerret e nazizmit nuk ishte thjesht një akt i jashtëzakonshëm heroizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore, por një çështje e nderit kombëtar, duke qëndruar në këmbë për atë që do të thotë të jesh shqiptar!”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat