Vëllai po zbriste nga shkallët, i riu hidhet nga kati i 5-të në Librazhd, shpëton për mrekulli

Shqipëria

Vëllai po zbriste nga shkallët, i riu hidhet nga kati i 5-të në Librazhd, shpëton për mrekulli

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një 24-vjeçar u hodh nga kati i pestë i një pallati në unazën e qytetit, por fatmirësisht shpëtoi.

Dyshimet kryesore janë se i riu J. Sejdini u hodh nga kati i pestë, por gazetari në Librazhd Agim Blloshmi raporton se nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë aksidentalisht.

24-vjeçari ka rënë në momentin kur vëllai i tij po zbriste nga shkallët. 24-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar, ndërsa mësohet se ka thyer njërën këmbë. Familja e të riut ka një biznes agro-bujqësor në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat