Rrëzimi i dekretit të presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Flet Spiropali: Keqardhje për opozitën, ndryshimi…

Shqipëria

Rrëzimi i dekretit të presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Flet Spiropali: Keqardhje për opozitën, ndryshimi…

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:37
Elisa Spiropali

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, parlamenti rrëzoi me 96 vota pro dekretin e presidentit në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kjo temë po diskutohet në studion e emisionit “Open”, ku e ftuar është ministrja Elisa Spiropali.

Ministrja tha se procesi i votimit ishte legjitim, duke ardhur nga një parlament legjitim. Më tej ajo shtoi se nuk mund të pritej përgjigja e Komisionit të Venecias, pasi data e zgjedhjeve është shumë pranë. Gjatë fjalës së saj, Spiropali nuk nguroi të ironizonte opozitën jashtëparlamentare, ku sipas saj sot mund të ishte në parlament për të votuar ndryshimet e kodit, e jo jashtë në “rrugë”. Ministrja theksoi se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, i qëndrojnë marrëveshjes me 5 qershorit.

“Parlamenti është legjitim. Ne kemi 2 vite që i presim nëpër tryeza, do të donim të mos kishin dalë nga kuvendi. Do të donim t’i kishim në zgjedhje lokale. Të keqardhur që nuk shërbyen për të  dhënë votën e tyre në këto votime formale. Nuk mund të presim më, sepse jemi 6 muaj larg zgjedhjeve. Vitin e kaluar, Presidenti i republikës nxori një dekret nul, për shtyrjen e zgjedhjeve, ku në fakt as partia e gruas së tij, nuk iku në datën e caktuar. Komisioni i Venecias, ktheu një përgjigje, e zeza mbi të bardhë, nuk e marrim në shqyrtim këtë çështje me urgjencë sepse nuk është e tillë. Votimi nuk ka asnjë kosto për vendin. Sepse opinion i shprehur në Komisionin Evropian e thotë qartazi që Shqipëria e ka bërë detyrën e saj,  sa i përket reformës zgjedhore. Edhe mesazhe ngushëlluese do të lëshojë komisioneri sepse është një opozitë e tërë jashtë. Ajo që është e rëndësishme është që kemi një marrëveshje, kemi kaluar ndryshime në kuvend, për kodin zgjedhor, këto sigurojnë që qytetarët të votojnë për liderin e partinë, por edhe për kandidatët. Kemi njerëz si Ilir Meta dhe Sali Berisha, që mbajnë peng këtë vend, e përdorin pushtetin si paçavure. Nga opozita, nuk mund të mbash peng një vend, duke ikur nga parlamenti, duke hedhur molotov ndaj institucioneve. Ju duket normale që presidenti Meta del në fushatë dhe bën deklarata të marrim armët dhe të mbrojmë atdheun”, tha Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat