Veliaj: Avni Mula, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë

Shqipëria

Veliaj: Avni Mula, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:06
Avni Mula

“Një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tone”. Kështu e cilëson Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj artistin e madh Avni Mula teksa ka shpërndarë edhe foto nga dalja e tij e fundit.

Kujtojmë se pak kohë më parë Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat.

“Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat