Krasniqi: Përfshirja e diasporës shpresa e vetme për ndryshimin e politikës

Shqipëria

Krasniqi: Përfshirja e diasporës shpresa e vetme për ndryshimin e politikës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:18
Afrim Krasniqi

Përfshirja e njerëzve në vendim-marrje dhe përfshirja e diasporës në politikën e vendit, janë dy burimet e vetme që mund të sjellin ndryshim në politikën shqiptare, sipas politologut Afrim Krasniqi.

Për sa kohë politikën e bëjnë partitë që janë bunkere të mbyllura dhe ‘biznese’ të mbyllura, në mënyrë automatike shanset për ndryshim të paktën në afatshkurtër janë minimale, u shpreh ai për emisionin “Me pak fjalë” të enjten, në Euronews.

“Dy do të ishin burimet e ndryshimit”, sipas tij, futja e referendumeve dhe “përfshirja e diasporës”.

Sipas tij diaspora duhet të kërkojë të përfshihet në nisma të reja dhe jo të zgjedhë kontribute individuale.

Ai kritikoi qasjen e sjelljes në parti politike të personaliteteve në mënyrë individuale duke u shprehur se kjo “nuk sjell asgjë në konceptin e funksionimit të partisë, edhe pse mund të sjellë përmirësim imazhi”.

“E provuam me KOP-in në vitin 2005, e provuam me PS në vitin 2013, që quhet koncepti ‘Rilindja 2013’, ku shumica e prurjeve të reja rezultuan imitim i modeleve të vjetra në aspektin e afatgjatë. Nuk arritën dot të ndryshojnë mekanizmin,” pohoi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat