Rrëzimi i dekretit të presidentit/ Reagon pedagogu: Nuk ka fajtor, të gjithë atë do të bënin

Shqipëria

Rrëzimi i dekretit të presidentit/ Reagon pedagogu: Nuk ka fajtor, të gjithë atë do të bënin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:26
Rezart Prifti

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi rrëzimin e dekretit të presidentit nga parlamenti, në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Pedagogu Rezart Prifti, i cili ishte i ftuar në studio, tha se në këtë mes asnjë aktor politik nuk është fajtor. Sipas tij, edhe nëse opozita të ishte në vend të mazhorancës do të bënte të njëjtën veprim (rrëzimin e dekretit), ndërsa mazhoranca nëse do të ishte në vend të presidentit Meta, do e dërgonte situatën në Komisionin e Venecias.

“Më lejo të bëj pak kontekst. E para është çështja legjitimitetit të institucioneve, të gjitha në Shqipëri janë të ligjshme, por është çështje funksionaliteti. Edhe në komunizëm institucionet ishin të ligjshme, por a funksiononin? Cila palë e ka fajin? Askush nuk e ka fajin, të isha në vend të Ramës, a do të prisja venecian, jo. Po të isha Meta a do të e dërgoja në Venecia, po. Kur hymë tek kjo pjesa kemi afate apo jo, janë teknike. Të dyja palët kanë qenë të interesuara ta dërgojnë situatën në ekstrem. Presidenti duke marrë parasysh, në Shqipëri nuk ka institucione që nuk bëjnë punë, s’ka gjykata. Më gjej një institucion i Shqipëri që është i pavarur. Merret se kjo luftë këtu është humbja e presidentit jo, është e opozitës. Opozita me të vërtetë ka problem, që s’di ta thotë, sepse këtu me të vërtetë ka drogë. Ta di ta thoshte nuk do të ishim tek kjo derexhe. Duhet të ulim palët, si opozita dhe mazhoranca e dërguan situatën në ekstrem. Nuk është fajtor qeveria, kushdo të ishte do e votonte. Loja është dinamike, gjashtë muaj nga zgjedhjet dhe të gjitha palët e kanë ndarë mendjen si do të hynë”, tha Prifti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat