Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Manja: S’janë ndryshuar elementët themelorë të së drejtës zgjedhore

Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Manja: S’janë ndryshuar elementët themelorë të së drejtës zgjedhore

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 06:16
Ulsi Manja

Parlamenti ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të arritura pa marrëveshje me opozitën. Tashmë, pas botimit në fletoren zyrtare, kodi i ri do të hyjë në fuqi.

Në studion e emisionit “Opinion”, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se me këto ndryshime nuk janë prekur elementët themelorë të së drejtës zgjedhore.

“Çështja e pragut, çështja e koalicioneve parazgjedhore nuk janë elementë themelorë të së drejtës zgjedhore. Elementë themelorë, janë sistemi zgjedhor, zonat zgjedhore dhe administrimi i procesit zgjedhor. Asnjë nga këto elementë nuk janë prekur as me ndryshimet kushtetuese as me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Manja duke shtuar se nevoja e këtyre ndryshimeve vinte edhe për faktin, që sistemi me koalicionet e përbëra kishte probleme të deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat