Shpërthim tritoli në banesën e gazetarit shqiptar

Shqipëria

Shpërthim tritoli në banesën e gazetarit shqiptar

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:51
Elidon Ndreu

Shpërthim tritoli në derën e banesës së gazetarit Elidon Ndreu.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesnatre në fshatin Balldre në Lezhë.

Sipas Policisë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Burime për Ora News tregojnë se, një automjet është filmuar nga një kamerë sigurie, nga e cil ka zbritur një person që ka vendosur edhe lëndën plasëse në derën e banesës së gazetarit.

Policia: Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat