Ikja e Avni Mulës, Basha: Artisi i madh dhe kompozitori që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta

Shqipëria

Ikja e Avni Mulës, Basha: Artisi i madh dhe kompozitori që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:16
Avni Mula

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit dhe kompozitorit Avni Mula.

Me anë të një postimi në twitter, Basha shkruan se “arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!”

Avni Mula u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat