“Lamtumirë Mjeshtër”/ Meta: Humbja e Avni Mulës le pas shumë dhimbje

Shqipëria

“Lamtumirë Mjeshtër”/ Meta: Humbja e Avni Mulës le pas shumë dhimbje

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:23
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon lidhur me ndarjen nga jeta të Avi Mulës, emër i madh i muzikës dhe artit shqiptar.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit teksa vlerëson figurën e Mulës, e konsideron humbjen e tij një humbje të madhe.

Presidenti Meta: “Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!“

Avni Mula ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, në moshën 92-vjeçare, ndërsa homazhet në nder të tij kryen sot, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat