Denoncimi i mjekut: Masakër me shëndetin e shqiptarëve…

Shqipëria

Denoncimi i mjekut: Masakër me shëndetin e shqiptarëve…

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:39
Ilaçet

Një sasi e madhe me ilaçe për një të infektuar me Covid-19 që simptomën e vetme ka temperaturën 38 gradë.

Denoncimin e bën eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas mjekut, kjo masakër me shëndetin e shqiptarëve duhet të marrë fund, ndërsa ngre edhe një pyetje: “Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!“

Erion Dasho: Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38⁰!!!

Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!!

Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!

Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38⁰?!“

Image
Ilaçet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat