Mungesë tamponësh? Rama – Bashës: Tallesh me popullin! E prezantove infermierin si ekspert pandemie

Shqipëria

Mungesë tamponësh? Rama – Bashës: Tallesh me popullin! E prezantove infermierin si ekspert pandemie

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:22
Edi Rama

Një ditë pasi kreu i PD Lulzim Basha akuzoi se në Durrës mungojnë tamponët, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit shprehet se personi që Basha e prezantoi në video si mjek dhe ekspert, në fakt është një infermier.

Kryeministri apelon ndaj opozitës që të mos dizinformojë dhe të heqë dorë nga sharjet.

“PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!” – shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat