Dita e 16-të e grevës në Ballsh, naftëtaret apel Ramës: Nuk negociojmë jashtë, hajde na…

Shqipëria

Dita e 16-të e grevës në Ballsh, naftëtaret apel Ramës: Nuk negociojmë jashtë, hajde na…

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:36
Naftëtaret

Gratë naftëtare të Ballshit, kanë hyrë sot në ditën e 16-të të grevës së tyre. Ato i kanë bërë apel kryeministrit Rama që nuk pranojnë kushtin që të lënë grevën dhe të negociojnë me të.

Gratë naftëtare kanë deklaruar se nuk negociojnë jashtë grevës pasi nuk kanë besim te kryeministri, duke i dhënë ultimatum atij që të gjejë zgjidhjen.

Gjendja shëndetësore e naftëtareve ndërkohë vijon të përkeqësohet. Ato gjithsesi duken të vendosura të vijojnë grevën edhe pse konfirmojnë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.

‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’- thonë ato.

Ditë pas dite Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet ky kusht i kërkuar nga ai.

Nga ana tjetër gratë greviste kanë kërkuar një grup negociator që do diskutojë me kryeministrin, por gjithashtu ato do të vijojnë grevën deri në zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat