Pamjet e sherrit në spital: Nuk kam tamponë për ty moj zonjë, vetëm për urgjencat!

Shqipëria

Pamjet e sherrit në spital: Nuk kam tamponë për ty moj zonjë, vetëm për urgjencat!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:43
Pamje nga videoja

Ish- deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka publikuar pamjet e përplasjes mes një qytetareje që kërkon t’i bëjnë tampon dhe një mjekeje, e cila i thotë se tamponë nuk ka përveçse për rastet e urgjencës spitalore.

Sipas Strazimirit, Rama duhet ta dëgjojë mirë këtë video, pasi realiteti nuk mund të fshihet më, në shumë qytete të Shqipërisë ka një mungesë të theksuar për tamponë.

“Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen! Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe. Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit. Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit. Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate ”, shkruan ish-deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat