Cakaj: Është koha për intensifikim maksimal të fushatës lobuese

Shqipëria

Cakaj: Është koha për intensifikim maksimal të fushatës lobuese

Nga: A.Z Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:13
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot në Komisionin për Politikën e Jashtme kemi paraqitur projekt-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shtuar se tani është koha për intensifikim maksimal të fushatës lobuese për periudhën 2022-2023.

Postimi i plotë:

Sot, në Komisionin për Politikën e Jashtme paraqitëm projekt-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe biseduam për prioritetet madhore të politikës së jashtme të Shqipërisë për vitin e ardhshëm !

Përderisa ne do vazhdojmë të punojmë në të gjitha fushat, nga rajoni deri tek përmiresimi i shërbimeve konsullore, duhet theksuar fuqimisht se tani është koha për intensifikim maksimal të fushatës lobuese për marrjen e ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat