Organizatë kriminale, vrasje dhe armë/ OFL-ja u dërgon formularët 2 të tjerëve

Shqipëria

Organizatë kriminale, vrasje dhe armë/ OFL-ja u dërgon formularët 2 të tjerëve

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:34
OFL

Këtë herë, Operacioni Forca e Ligjit “ka goditur” në Korçë dhe Peshkopi dy persona, që u duhet të deklarojnë burimin e pasurisë.

Bëhet fjalë për Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë” dhe Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat