Universiteti Bujqësor i Tiranës “nuk bindet”/ Mësimi jo vetëm online, seminaret do zhvillohen në fakultet

Shqipëria

Universiteti Bujqësor i Tiranës “nuk bindet”/ Mësimi jo vetëm online, seminaret do zhvillohen në fakultet

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:36
Universiteti Bujqësor i Tiranës

Pavarësisht vendimit të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin online të mësimit në universitete, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka vendosur për një mënyrë të kombinuar të mësimdhënies.

Bëhet me dije se “nisur nga situata e pandemisë, shkaktuar nga Covid-19, UBT ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të efektshëm dhe në mbrotje të shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ”.

Kështu lajmërohet se procesi mësimor në UBT do të zhvillohet në dy forma:

Leksionet do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM

Seminaret do të zhvillohen në sallat e ambienteve të fakultetit respektiv sipas orarit të miratuar.

Më tej, UBT thekson:

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë procesit në ambientet e kampusit të UBT-së të zbatohet protokolli i masave antiCovid, mbajtja e maskës, distancë mbi 1.5 m dezinfektimi i duarve dhe matja e temperaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat