Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Osmani

Shqipëria

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Osmani

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:02
KPK

Pas konfirmimit në detyrë nga KPK, Komisioneri Publikkërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së, institucion i cili e konfirmoi në detyrë Enkeleda Osmani (Xhengo).

KP i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për prokuroren dhe, të vendosë shkarkimin nga detyra të saj.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Komisioneri Publik thotë: “Subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat