Infektohet me COVID punonjësi i Tatimeve në Berat dhe 2 mësues në Skrapar

Shqipëria

Infektohet me COVID punonjësi i Tatimeve në Berat dhe 2 mësues në Skrapar

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:07
Ilustrim

Infektime të reja janë shfaqur ditën e sotme në qytetet: Berat e Skrapar. Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ka rezultuar sot “pozitiv” me Covid-19.

I infektuari punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që 3 kolegët e zyrës së tij të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit. Tampone kanë bërë edhe kontakte e tij të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Edhe në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar. Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Burimet zyrtare pranë DSHP-së bëjnë me dije se, për të gjitha rastet janë kryer dezinfektimet dhe mbylljet e nevojshme sipas protokolleve.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat