Gjykata e lë në burg, ankohet Klodian Gradeci: Jam i sëmurë!

Shqipëria

Gjykata e lë në burg, ankohet Klodian Gradeci: Jam i sëmurë!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:12
Klodian Gradeci

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj ish-drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci.

Gradeci mësohet se ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme, ndërsa dëgjoi akuzat e ngritura nga organi i akuzës. Ky i fundit, nëpërmjet avokatit të tij, ka kërkuar që Gjykata ta linte në një masë sigurimi më të lehtë, pasi nuk ndodhej në një gjendje të mirë shëndetësore. “Jam i sëmurë”, mësohet të jetë shprehur gjatë seancës gjyqësore Klodian Gradeci. Ndërkohë, Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e ish-drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN, duke e lënë këtë të fundit në burg. Kujtojmë që Gradeci u arrestua tri ditë më parë në Rinas pasi ishte në Turqi teksa në Shqipëri po kërkohej për abuzimin miliona dollarësh me puset e naftës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre teksa i kërkoi Gjykatës një zbutje të masës së sigurisë, pasi pretendon se është i sëmurë. Gjykata e Tiranës nuk e mori parasysh pretendimin e tij dhe u la në arrest me burg.

ARRESTIMI

Ish-drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, i cili u shpall në kërkim më 6 tetor gjatë operacionit “Akciza”, është arrestuar nga Policia teksa kthehej nga Turqia.

Policia e Tiranës njoftoi tri ditë më parë se në vijim të këtij operacioni, që kishte si qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e Policisë u bë kapja e 45-vjeçarit Gradeci, të cilit Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ish-drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, dhe biznesmeni Isuf Berberi, ishin dy personat që nuk u arrit të arrestoheshin mbrëmjen e datës 6 tetor gjatë operacionit të koduar “Akciza”, rezultat i një hetimi mbi abuzimet e kryera nga zyrtarët e AKBN.

Gradeci u shpall në kërkim për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohej se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, Denis Durrësi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e vartësi i tij, inspektori Qani Hoxhaj u arrestuan, bashkë me dy inspektorë tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, dhe biznesmenin Naim Kasa.

Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se punonjësit e AKBNsë certifikuan punimet që nuk ishin kryer asnjëherë në qytetet ku kompania “Feniks” kishte detyrim të investonte sipas një marrëveshjeje hidrokarbure për shfrytëzimin e 8 puseve nafte. Prokuroria dyshon se zyrtarët shpërdoruan detyrën duke u bazuar në fatura të falsifikuara, për të cilat FBI, e përfshirë në këto hetime, i konfirmoi Prokurorisë së Tiranës përmes letërporosisë se firma amerikane “Blac Svvan” nuk ka përfituar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat