Tërmeti i fuqishëm/ Basha: Solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë

Shqipëria

Tërmeti i fuqishëm/ Basha: Solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:53
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave të tërmetit të fuqishëm sot në Turqi.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se “i uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”.

Postimi i plotë

Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat