Deklarata e Manastirliut, Basha: Kush ia jep të drejtën Ramës të vendosë kush vdes?

Shqipëria

Deklarata e Manastirliut, Basha: Kush ia jep të drejtën Ramës të vendosë kush vdes?

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:32
Lulzim Basha

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, teksa fliste mbi situatën me Covid-19 në vendin tonë, iu referua edhe deklaratës së djeshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila do të shprehej se, ajo dhe Edi Rama nuk mund të vendosin se kush jeton dhe kush vdes.

“Kush ia jep të drejtën Edi Ramës dhe kukullave të tij që të vendosin kush do të marrë trajtim dhe jo?”, pyeti Basha.

Lulzim Basha: “Mbrëmë gjatë punimeve në parlament e dëgjuar ministren e  Shëndetësisë që tha se do të zgjedhim kush do të trajtohet dhe kush nuk do të marrë trajtim. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë i kanë vjedhur. Kjo është e vërteta. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës dhe kukullave të tij që të vendosin kush do të marrë trajtim dhe jo. Me fjalë të tjera kush do jetojë dhe kush do vdesë. Kjo sepse paratë janë vjedhur”.

Çfarë deklaroi dje Ogerta Manastirliu:

“Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështet qytetarët por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat