Mediu për Kodin: Refuzimi i Ramës për të pritur Venecian tregon se është kundër integrimit

Shqipëria

Mediu për Kodin: Refuzimi i Ramës për të pritur Venecian tregon se është kundër integrimit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:40
Fatmir Mediu

Partia Republikane ka zhvilluar nje takim me kordinatorët e saj në zonën 7 në kryeqytet.

Kryetari i kësaj force, Fatmir Mediu, në fjalën e tij vuri në dukje krizën e vendit në raport me BE për shkak të qeverisjes së kryeministrit Rama duke përmendur edhe refuzimin e pritjes së vendimit të Komisionit të Venecias  për Kodin Zgjedhor.

“Këmbëngulja e Edi Ramës sot për të mos dëgjuar dhe për të mos pritur Komisionin e Venecias tregon se Edi Rama është edhe kundër rrugës europiane të shqiptarëve”.

Sipas Mediut, në zgjedhjet e 25 Prillit shqiptarët kanë detyrën e tyre historike që  të bashkohen për tu përballur  kundër regjimit të korruptuar të Ramës, duke ndihmuar ndërtimin e shpresës dhe besimit europian.

Duke vënë theksin tek qëllimi i opozitës që brenda mandatit të parë të anëtarësojë Shqipërinë në BE-së Mediu tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi i të rinjve  duke garantuar se të rinjtë e PR do bëjnë të mundur që kjo parti të jetë një forcë vendimtare në zgjedhje dhe qeverinë e të djathtës pas 25 Prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat