Lëkundjet sizmike në Egje, gazetari shqiptar në Turqi: Ka trafik dhe panik në rrugë

Shqipëria

Lëkundjet sizmike në Egje, gazetari shqiptar në Turqi: Ka trafik dhe panik në rrugë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:35
Pamje nga tërmeti në Turqi

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, në një intervistë për Euronews Albania përcolli informacione të reja në lidhje me situatën pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi qytetin e Izmirit në Turqi si dhe ishullin Samos në Greqi.

Ai tha se rrugët janë të mbushura me makina, ndërsa shtoi se njerëzit janë në panik të plotë nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike.

“Të gjithë kanë dalë jashtë shtëpive, makinat nuk janë të parkuara, por kanë dalë në rrugë nga paniku i krijuar. Ambulancat janë gjithandej. Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Paniku qëndron dhe ka frikë tek qytetarët”, tha ai.

Ai theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e Shqipërisë dhe Kosovës në Turqi, ndërsa u shpreh deri tani nuk ka asnjë qytetar shqiptar të plagosur.

“Jam i lidhur me ambasadorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Deri tani kam komunikuar me shqiptarët. Janë studentë dhe të tjerë që jetojnë këtej. Ka nga të gjitha trevat. Me shëndet janë mirë dhe nuk kanë pasoja deri tani”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat