Klosi propozon ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore/ Arsyeja?! Është i papëlqyeshëm

Shqipëria

Klosi propozon ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore/ Arsyeja?! Është i papëlqyeshëm

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:07
Ura Vajgurore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka propozuar në Parlament projektligjin për ndryshimin e emrit aktual të Urës Vajgurore.

Klosi ka shtruar argumentin se emri aktual nuk është i pëlqyeshëm, ndërsa është propozuar emri “Dimal”, emri i një qyteze të lashtë ilire që gjendet pranë qytetit.

“Emërtimi ekzistues , një emërtim jo estetik për t’u përdorur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm”, shkruan Klosi në relacionin shoqërues të propozimit.

Sipas Klosit, propozimi për emrin e ri është një “vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në “Dimal”, një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir”, ndërkohë që shton se “qyteti i Dimalit ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftërave Iliro-Romake, e madje edhe vetë Hanibali ka shprehur interesin që ky qytet të mos bjerë në ndikimin roman.”

Bashkia e Urës Vajgurore është krijuar  në vitin 2015 me reformën administrative, e cila numëron 27 mijë banorë sipas censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri dhe 156 kilometra katrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat