“A do Ilir Meta të bëhet kryeministër ?”

Shqipëria

“A do Ilir Meta të bëhet kryeministër ?”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:19
Ilir Meta

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Presidenti Ilir Meta i pyetur nga Arjan Çani se cila është ambicia e presidentit dhe a do të bëhet kryeministër, Meta ka dhënë njnë përgjigje diplomatike se do ti jap fuqi popullit shqiptar dhe të shemb regjimin e oligarkëve.

Biseda mes tyre.

Arian Çani: Pse nuk i tregoni shqiptarëve të vërtetën, që një ditë ti do të bëhesh kryeministri i Shqipërisë? Është e pamundur që një lider politik si ju të më thoni se ‘shiko unë kaq e kisha, ëndrra ime ishte Europa dhe kaq’. Je njeri ambicioz në politikë, cila është e ardhmja juaj?

Ilir Meta: T’ua kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumit që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet në diskutim. Secili duhet të kuptojë që duhet të rrimë përditë zgjuar. Kjo është ambicia ime, t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Do votoj populli për të shembur regjimin e oligarkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat