Infektohet maxhoranca qeverisëse, pas ministres Balluku pozitiv me Covid edhe Anastas Angjeli

Shqipëria

Infektohet maxhoranca qeverisëse, pas ministres Balluku pozitiv me Covid edhe Anastas Angjeli

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 07:12
Anastas Angjeli

Shtohen numri i të infekturave brenda kampit qeverisës.

Izolohet ish-ministri dhe deputeti socialist, Anastas Angjeli.

Deputetit Anastas Angjeli i është komunikuar sot lajmi, se edhe ai është infektuar me koronavirus.

Angjeli prej ditësh ka qenë në gjendje jo të mirë dhe me simptoma të lehta.

Ai sot i është kthyer përgjigja e tamponit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti, njëkohësisht sekretar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është vetëkarantinuar në banesë.

Një ditë më parë pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Po ashtu e izoluar prej Covid-19 është aktualisht edhe deputetja Blerina Gjylameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat