U mori 700 euro për t’i transportuar drejt vendeve të BE, arrestohet 23-vjeçari me 21 emigrantë të paligjshëm në makinë

Shqipëria

U mori 700 euro për t’i transportuar drejt vendeve të BE, arrestohet 23-vjeçari me 21 emigrantë të paligjshëm në makinë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një 23-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm.

Elson Syla, banues në Kukës u ndalua nga policia në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë teksa po udhëtonte me mjetin tip “Volkswagen”.

Ai ishte nisur nga Tirana drejt Kukësit e më pas me destinacion drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë, ai u kishte marrë 700 euro secilit për transportimin e tyre drejt shteteve europiane.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.e.rr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat