Universiteti mësim online, përplasje mes dy ministrive: Kushi kërkon mësim në auditore, e refuzon Rakacolli

Shqipëria

Universiteti mësim online, përplasje mes dy ministrive: Kushi kërkon mësim në auditore, e refuzon Rakacolli

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:21
Evis Kushi dhe Mira Rakacolli

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkon që studentët e viteve të para të shkojnë një javë në auditorët e Universiteteve, pastaj mësimi të jetë online. Kjo kërkesë e Kushit ka marrë përgjigje negative.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9. Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrisë së Arsimit.

Mirëpo, Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i ka bërë të ditur Kushit se kthimi i studentëve për një javë në auditor është i pamundur. “Komiteti Teknik i Eksperteve gjykon qe lejimi i prezencës së studenteve që fillojnë për herë të parë një program studimi sipas një grafiku të përcaktuar vetëm për javën e parë të vitit akademik është i pamundur”, shkruan Rakacolli.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që studentët të mos kthehen në auditore dhe për një muaj mësimi të bëhet online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat